
Wienerberger - TONDACH

Adresa: Tirane, Shqiperi
kompanise
Përshkrimi
Kompania Wienerberger është prodhuesi më i madh në botë i tullave dhe tullave të fasadës, si dhe lider në tregun evropian për çati me tjegulla argjile dhe pllaka betoni për shtrim në Evropën Qendrore dhe Lindore. Clay Building Materials Europe (CBME), pjesë e grupit Wienerberger, është e pranishme në 31 shtete të Evropës, si edhe në Kinë, Indi dhe SHBA, duke numëruar mbi 10,200 të punësuar dhe 227 fabrika prodhimi në 27 vende. E themeluar në Vjenë në vitin 1819, kompania vijon të ketë selinë e saj në kryeqytetin austriak.
1. Tullat – Nr. 1 në botë për prodhimin dhe cilësinë e lartë.
2. Tullat e fasadës – Lider në Evropë, të njohura për estetikën dhe qëndrueshmërinë.
3. Tjegullat e argjilës – Pozicioni i parë në Evropë, me performancë dhe jetëgjatësi të dëshmuar.
4. Çatia TONDACH® është në krye të teknologjive të mbulimit, me një jetëgjatësi të vërtetuar mbi 100 vjet. Tjegullat TONDACH® nuk janë vetëm të forta dhe rezistente, por edhe ekonomike. Vlera reale e tyre shihet në qëndrueshmëri afatgjatë, duke ulur nevojën për mirëmbajtje apo zëvendësim. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për çatitë, të cilat përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të shpenzimeve të ndërtimit, por kanë ndikim të madh në qëndrueshmërinë e objektit. Në afat të gjatë, TONDACH® është zgjidhja më e volitshme, pasi renovimi i çatisë bëhet vetëm pas më shumë se 100 vjetësh. Garancia për çdo produkt TONDACH® është 33 vjet.
5. Pllakat e betonit për shtrim – Numër 1 në Evropë, ideale për sipërfaqe të qëndrueshme dhe estetike.
Ne jemi pjesë e grupit Wienerberger
Kompania Wienerberger AG është furnizues botëror i materialeve ndërtimore dhe zgjidhjeve infrastrukturore me seli në Vjenë. Ne jemi prodhuesi i vetëm shumëkombësh i blloqeve të argjilës për mure, tullat fasade dhe tjegullave argjile, sistemeve të gypave të plastikës apo të qeramikës, si edhe të pllakave të argjilës dhe të betonit. Ne jemi prodhuesi më i madh botëror i blloqeve të argjilës, ndërsa kompania udhëheq tregun edhe në segmentet tona të tjera të punës. Duke pasur parasysh se është themeluar në vitin 1819, mund të krenohemi me 200 vjet biznes të suksesshëm.
Ne jemi pjesë e njësive të biznesit Clay Building Materials Europe, veprimtaria bazë e së cilës është prodhimi, furnizimi dhe shpërndarja e materialit të ndërtimit nga argjila. Zyrat e selisë së Clay Building Materials Europe gjenden në adresën Wienerberg në Vjenë, Austri, nga ku edhe vjen emri i kompanisë. Në atë vend, e ka një zyrë biznesi edhe kompania Wienerberger AG.
VLERAT TONA
Ekspertiza
- Ne jemi gjithmonë në procesin e mësimit, me qëllim që të zhvillojmë zgjidhje të reja me vlerë të shtuar për të mirën e klientëve tanë.
- Ne udhëheqim në teknologji dhe në trendet e industrisë së materialeve të ndërtimit dhe në fushën e zgjidhjeve infrastrukturore.
- Ne përdorim sistemet dhe proceset më bashkëkohore, sa herë që ato ofrojnë vlerë të shtuar për klientët tanë.
Pasioni
- Ne jemi krenarë me zgjidhjet dhe shërbimet që i ofrojmë.
- Ne besojmë në ndikimin pozitiv të punës tonë në kushtet e mjedisit dhe të jetesës së klientëve tanë. E komunikojmë këtë angazhim, ndërsa ua përçojmë të tjerëve pasionin tonë.
- Ne jemi krenarë për faktin se jemi ekspertë në fushat tona dhe se e ndajmë hapur ekspertizën dhe informacionet tona me kolegët tanë.
Integritet dhe respekt
- Ne i trajtojmë klientët dhe kolegët tanë njësoj siç dëshirojmë edhe vetë ne që të na trajtojnë.
- Ne i pranojmë dallimet në mendime, që mund t’i ndihmojnë përparimit.
- Ne i vlerësojmë dallimet dhe për zhvillimin e zgjidhjeve, përpiqemi t’i kuptojmë dallimet krahinore dhe kulturore.
Përqendrohemi te klienti
- Ne i kuptojmë nevojat e klientëve tanë dhe iu ofrojmë atyre zgjidhje me vlerë të shtuar.
- Ne e kuptojmë, se suksesi ynë varet prej suksesit të klientëve tanë.
- Ne komunikojmë me klientët tanë rregullisht dhe në mënyrë aktive, që t’i kuptojmë sa më mirë nevojat e tyre dhe të mbajmë marrëdhënie të mira biznesi.
Sipërmarrja
- Suksesi i kompanisë është suksesi ynë - ne punojmë me përkushtim dhe vendosmëri.
- Ne ofrojmë zgjidhje, jo probleme.
- Ne i menaxhojmë paratë e kompanisë, si të ishin paratë tona personale.
Cilësia
- Ne angazhohemi që klientëve tanë t’u ofrojmë cilësinë më të lartë të materialeve të ndërtimit dhe zgjidhje për infrastrukturën.
- Puna jonë bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të zgjidhjeve dhe proceseve.
- Ne e kuptojmë se për cilësinë mund të flasë vetëm ai që e njeh atë.
Përgjegjësia
- Ne komunikojmë me kolegët dhe klientët tanë në mënyrë të sinqertë dhe të hapur.
- Ne i trajtojmë kolegët dhe klientët tanë me respekt.
- Ne udhëhiqemi nga qëllime të përcaktuara qartë dhe ofrojmë udhëzime të dobishme.
Çfarë ofron
Cilësia e jetës dhe siguria për klientët tanë janë qëllimi ynë
Qëllimi ynë është krijimi i produkteve natyrore me vlerë të gjatë: cilësia e jetës dhe siguria për klientët tanë, një investim solid për aksionerët dhe një vend tërheqës pune për bashkëpunëtorët. Duke e marrë seriozisht rolin e anëtarit në një shoqëri me përgjegjësi të ndërgjegjshme dhe duke i drejtuar veprimet tona ndaj aspekteve ekonomike, sociale dhe ekologjike – ne do të vazhdojmë të jemi të suksesshëm edhe në të ardhmen.
Përqendrohemi në ato fusha, ku jemi më të mirët
Thelbi i biznesit tonë është prodhimi i tullave, cilësia dhe efektshmëria e kostos së të cilave mund të dëshmohen gjithmonë. Ndërtimi i tullave përfaqëson një investim me efektshmëri kostoje të lartë dhe të orientuar nga ekologjia për të ardhmen. Ne përpiqemi për zhvillimin e vazhdueshëm të produkteve, që e racionalizojnë konsumin e energjisë me përdorimin e teknologjive, që nuk ndikojnë negativisht në mjedis. Ne ndërtojmë të ardhmen tonë mbi një themel të fortë të përvojës dhe njohurive, të cilat bazohen në traditën shumëvjeçare të kompanisë.
Suksesi ynë qëndron te punonjësit tanë, të cilët sillen dhe veprojnë si sipërmarrës. Ne ndjekim një zhvillim të qëndrueshëm, me orientim afatgjatë dhe iu përgjigjemi në mënyrë dinamike sfidave të mjedisit. Ne jemi të lidhur fort me natyrën dhe prodhimet e qëndrueshme, por jemi të hapur edhe ndaj njohurive të reja dhe zhvillimit të zgjidhjeve të reja. Ne jemi një ndërmarrje shumë-kulturore, kultivojnë marrëdhënie dhe përfitojnë nga sinergjitë e rrjetit tonë. Ne e vëmë gjithmonë njeriun në qendër të veprimtarive tona.
Motoja jonë është zhvillimi i qëndrueshëm
Motoja jonë është zhvillimi i qëndrueshëm dhe veprimtaritë tona për dhjetëvjeçarë të tërë i kemi orientuar drejt kritereve mjedisore, ekonomike dhe sociale. Duke nënshkruar Marrëveshjen Globale të OKB-së në vitin 2003, ne e kemi pranuar zyrtarisht përgjegjësinë sociale të korporatave: që ta mbështesim në mënyrë aktive sjelljen etike të kompanisë dhe të kujdesemi për zbatimin e dhjetë parimeve themelore të Marrëveshjes së OKB-së për “Good Corporate Citezenship” në kompaninë tonë.
Shërbime

Tjegulla per rinovim catie

Tjegulla per cati

Tjegulla moderne dhe klasike per cati

Tjegulla me ngjyra per cati

Restaurim catie

Sisteme catie

Mbulim catie me tjegulla

Aksesore per ndertim catie

Mbrojtje te cative historike

Sisteme ventilimi per cati

Ndertim catie

Pllaka catie te te gjitha llojeve

Tulla per ndertim

Tulla per fasade

Tulla te pjekura per fasade

Tulla per mure

Tulla per ndertim fasade

Tulla me forma te ndryshme per fasade

Pllaka betoni per shtrime oborresh

Tjegulla argjile per cati
Katalogu


Punë të kryera

























Kompleks banimi Gaj

Pallati Jacklyn Building

Shtepi me dizajn klasik
Video
Partnere
Petro Beqiri Durres
Alb Eraldo Tirane
Shijaku Group Fushe Kruje
Stella shpk Lezhe
Curri shpk Malsi e Madhe
Vucaj shpk Koplik
Etem shpk Gjirokastre
Benja Construction Berat
Theollogo shpk Sarande
Gjolla shpk Pogradec
Shehu shpk Peshkopi